Profesor Hasani: Ka depërtim të radikalizmit islamik në Kosovë
Ismail Hasani, profesori i sociologjisë së religjionit, ka deklaruar Hasani në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini,se shoqëria kosovare është një shoqëri multietnike dhe fetare dhe se përkatësia e brendshme fetare nuk manifestohet përmes paraqitjes së jashtme dhe formave të ekspozimit në përgjigje të diskutimeve të fundit rreth veshjes së një shami në shkolla.
Ai pohon se një kakofoni e pashpjegueshme është ajo që çoi në diskutimin aktual për këtë problem
Sipas Hasanit, nxënësit në moshën 16 vjeçare i përkasin një grupi të ndjeshëm, prandaj nuk është e përshtatshme të kërkohet veshje fetare dhe uniforma.
Ai tha se udhëzimi administrativ për mbajtjen e shamisë në shkolla, nga Ministria e Arsimit nuk ka arritur ta analizojë konsekuencat të cilat mund të prodhohen.
Sipas tij, secila parti politike bën përpjekje për të fituar votuesit duke nxjerrë direktiva të tilla administrative.