Produktet e Kosovës shumë shpejt në tregun e Lituanisë - NACIONALE

Produktet e Kosovës shumë shpejt në tregun e Lituanisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka zhvilluar takim me homologun e tij lituanez, Kęstutis Navickas, me të cilin ka biseduar për sfidat në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë në të dy vendet.

Peci ka bërë të ditur se gjatë takimit janë dakorduan që produktet bujqësore kosovare të jenë edhe në tregun e Lituanisë.

“Së bashku me Navickas biseduam rreth thellimit të bashkëpunimit duke ndarë përvojat dhe ekspertizat me qëllim të ngritjes së kapaciteteve, sidomos në instrumentin për ndihmë parahyrëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian – IPARD, në avancimin e politikave, përafrimin e legjislacionit si dhe procesin e dixhitalizimit. Biseduam për sigurinë globale ushqimore dhe shkëputjen e zinxhirit ushqimor në botë, si pasojë e agresionit Rus ndaj Ukrainës, me ç’rast kemi shkëmbyer edhe eksperiencat e dy vendeve tona”, ka shkruar Peci.

Ai gjithashtu ka thënë se Lituania është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithërave dhe të grurit në botë për kokë banori.

E aftë për të eksportuar grurë në sasi të konsiderueshme dhe me cilësi të jashtëzakonshme. Prandaj, edhe biseduam për mënyrën e bashkëpunimit në këtë fushë, duke filluar nga fara e deri tek plehrat”, ka shkruar tutje Peci.

Lajme të ngjashme