Prodhimi i municioneve, Kurti publikon vendimi: Kryesuesi mund të ftojë ekspertë për të ndihmuar komisionin - NACIONALE

Prodhimi i municioneve, Kurti publikon vendimi: Kryesuesi mund të ftojë ekspertë për të ndihmuar komisionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti e ka publikuar vendimin e Qeverisë për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e procedurave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë në Republikën e Kosovës.

Sipas vendimit, kryesues i komisionit do të jetë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kurse, anëtarë të këtij komisioni do të jenë: Hekuran Murati, ministër i Financave; Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme; dhe Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë.

Sipas vendit, kryesuesi mund të ftojë zyrtarë tjerë publik dhe ekspert të ndihmojnë punën e komisionit.

Lajme të ngjashme