Procesi për arritje deri tek projektligji për Byro duhet të jetë gjithëpërfshirës
Krye i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në seancën parlamentare ka kritkuar edhe njëherë projektligjin për Byros për Konfisikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Abdixhiku, deklaroi se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, mirëpo ai ftoi për një përfshirje të opozitës në gjithë këtë proces.
Po ashtu ai e pohoi se Vettingu dhe Byroja si dy koncepte, nuk mund të ndahen në mes vete.
"Besojmë që institucioni i vetëm ku mund të diskutojmë çështje kaq jetike, është Kuvendi i Kosovës. Por, jo lokacioni. Institucioni. Kemi dy pako Vettingu dhe Byroja, që besoj se janë të lidhura sepse janë për një reform në drejtësi. Reformë afatgjatë. Mund t’i ndash por atëherë do të veprosh vetë dhe pa mbështetjen e të tjerëve. Rendi e do që të kemi konsultime. Në këtë drejtim keni kërkuar gjithpërfshirje. Ju Kryetar i Kuvendit, keni marrë përsipër dërgimin e ligjit në Venecia. Nëse kryeministri e vendos në votim, vazhdoni ju. Qëndrimin mbështetës e kemi dhënë. Por që reforma në drejtësi të mos e prek Kushtetutën e Kosovës. Jam vullnetar për verifikim të pasurisë. Nëse kryeministri vendos të shkojë pa konsultim, sic e dha urdhrin, vazhdoni rruga e mbarë iu qoftë", deklaroi Lumir Abdixhiku.