Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, organizatat e dala nga lufta nisin peticionin kombëtar - NACIONALE

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, organizatat e dala nga lufta nisin peticionin kombëtar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së sot kanë filluar Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Peticioni që mund të nënshkruhet online është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Këto organizata kanë ftuar qytetarët që të nënshkruajnë këtë peticion.

“Kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se nga sot ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë”, është thënë në njoftimin e këtyre organizatave.

Këtu mund të nënshkruani Peticionin Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lajme të ngjashme