Procesi i rigjykimit, Ekrem Bajroviq dënohet sërish me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog - NACIONALE

Procesi i rigjykimit, Ekrem Bajroviq dënohet sërish me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

2 orë më parë

nga NACIONALE

Edhe në procesin e rigjykimit, Ekrem Bajroviq është gjetur fajtor për krime lufte në Istog.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sërish sot me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999 në Komunën e Istogut.

Më 19 korrik 2024, Gjykata Themelore e kishte shpallur fajtor Bajroviqin dhe e kishte dënuar me 12 vjet burgim.

Ky aktgjykim ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 21 maj 2025, e cila kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke vlerësuar se shkalla e parë kishte vendosur drejt.

Megjithatë, Gjykata Supreme, me vendimin e përpiluar më 4 dhjetor 2025, kishte miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e Bajroviqit, avokatët Ljubomir Pantoviq dhe Milosh Deleviq, dhe e kishte kthyer çështjen në rigjykim, raportin Betimi për Drejtësi.

Lajme të ngjashme