Problemet në Pallatin e Drejtësisë: Këshilli Gjyqësor fajëson MPB-në - NACIONALE

Problemet në Pallatin e Drejtësisë: Këshilli Gjyqësor fajëson MPB-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre gjyqtarë të Gjykatës Supreme e tri zyrtare mbetën të bllokuar dje për më shumë se gjysmë ore në ashensor.

Në mesin e tyre ishte Meleqe Gashi-Maloku.

“Kemi qenë 6 persona edhe ndodhi incidenti, ashensori prej një kati në kat tjetër, ka pasur lëvizje të pakontrolluara, edhe kemi qenë të shqetësuar jashtëzakonisht shumë, taman ka qenë gjendje paniku…”, ka thënë zyrtarja ligjore, Meleqe Gashi-Maloku.

E sipas saj, kjo nuk është hera e parë që ballafaqohen me një situatë të tillë.

“Unë kam qenë 2 herë të tjera, por ka qenë më pak tash ka qenë më keq se ka pasur lëvizje të pakontrolluara, kemi qëndruar për 40 minuta…”, ka shtuar ajo.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj ka fajësuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për neglizhencë të kërkesave të tyre, duke iu referuar rastit të së mërkurës.

“Është për keqardhje qasja e institucioneve për mbështetjen e gjyqësorit për administrimin e Pallatit, sidomos e ministrisë së Punëve të Brendshme e ministrisë së Financave pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme, është për keqardhje niveli i neglizhencës së zyrtarëve të këtyre ministrive, si dhe injoranca e teprua shume raste për kërkesat e vazhdueshme, dje kishim probleme edhe me lifta dhe rrezikojnë jetën e njerëzve në pallat”, ka thënë Zogaj.

Lajme të ngjashme