Problemet me gjumë të Qeverisë Kurti: Artane Rizvanolli kotet gjatë seancës në Kuvend - NACIONALE

Problemet me gjumë të Qeverisë Kurti: Artane Rizvanolli kotet gjatë seancës në Kuvend

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë seancës së Kuvendit që u mbajt sot është shfaqur e përgjumur, aq sa ka filluar të kotet në ulësen e saj në Kuvend, siç shihet në videon e Blicit.

Kjo s’është hera e parë që kampi i VV-së ka probleme me gjumin. Zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është raportuar që s’fle rehat.

Vetë Bislimi pati thënë para zgjedhjeve se ka një javë pa fjetur për shkak të rezultati të zgjedhjeve ku VV pritet t’i marrë mbi 50%.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, shprehej Bislimi.

Ndërkohë që së fundmi, kryeministri tha për zëvendësin e tij se Bislimi në mbrëmje fle me preokupimin kryesor, faktin që s’e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri.

“Ju e dini që Zyra e Rregullatorit për Energji i ka pasë dy javë që ta bëjë licencimin. E ka bërë për dy ditë, mirëpo nga ana tjetër, nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse fle – Besnik Bislimi, sepse sot nuk ka gjë më të rëndësishme për të, do të thosha edhe për shtetin tonë sesa të zbatohet ai udhërrëfyes dhe përfundimisht të kemi shërbimin e furnizimit edhe në veri, pagesën e energjisë së konsumuar, dhe në këtë mënyrë, stabilitetin energjetik në Kosovë”, tha Kurti.