Prizren: Sulmoi policët, përfundon në QKUK
Në raportin 24 orësh të policisë është raportuar një rast mjaft interesant në Prizren. Një person të cilit po I shqiptohej gjobë, ka sulmuar zyrtarët policorë. Por, i njejti duket se më shumë e lëndoi vetën. Ai përfundoi në QKUK, ndërkohë policët me lëndime të lehta trupore.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Ekrem Rexha, Prizren 14.06.2025, 21:40. Është arrestuat i dyshuari m/k pasi që i njëjti për shkak të shqiptimit të tiketës ndaj tij kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Gjatë arrestimit të tij zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.”