Prizren: I dyshuari e shkel me veturë zyrtarin policor
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren.
Atje, një i dyshuar e ka shkelur me veturë policing.
Raporti i Policisë:
Prizren / 28.05.2024 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.