Prizren: Gjuan me armë në aheng, i sekuestrohet një AK 47 - NACIONALE

Prizren: Gjuan me armë në aheng, i sekuestrohet një AK 47

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit i është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë, gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Korishë, Prizren / 26.07.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport

Lajme të ngjashme