Prizren: Gjenden dy granata dore gjatë rregullimit të veturës - NACIONALE

Prizren: Gjenden dy granata dore gjatë rregullimit të veturës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur dy granata dore në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, granatat e dorës janë gjetur gjatë rregullimit të një veture.

Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese” – thuhet tutje.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITSHËM

Prizren 09.04.2023 - 13:00. Është pranuar raportuar se gjatë rregullimit të një veture është hasur në dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme