Pritjet për kalimin e kufirit: Në piken Dheu i Bardhë pritja është deri në 1 orë e 20 minuta - NACIONALE

Pritjet për kalimin e kufirit: Në piken Dheu i Bardhë pritja është deri në 1 orë e 20 minuta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka treguar gjendjen në pikëkalimet kufitare.

Për shkak se një numër i madh i mërgimtareve tani po kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë, pritjet në kufij janë shtuar.

Në përditësimin e fundit që ka bërë kjo qendër tregohet se pritjet më të gjata janë në piken kufitare Dheu i Bardhë, Merdare dhe Mutivodë.

Sipas këtij njoftimi, kolona te Dheu i Bardhë ka shkuar në 450 metra, kurse pritja për dalje nga Kosova është deri në 1 orë e 20 minuta.

Kufiri kalohet më shpejt në Merdare.

Sipas të dhënave të qendrës pritja në këtë pikë është 40 minuta, kurse kolona 300 metra. Edhe më të vola janë pritjet në Mutivodë.

Lajme të ngjashme