Pritjet e gjata në pikat kufitare, pritje deri në tri orë te Dheu i Bardhë - NACIONALE

Pritjet e gjata në pikat kufitare, pritje deri në tri orë te Dheu i Bardhë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pikat kufitare për të hyrë në Kosovë kanë filluar tashmë të mbi ngarkohen, si shkak i festave të fundvitit pasi që mërgimtarët tashmë kanë filluar që të vijnë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë pritet janë dy deri në tri orë, ndërsa kolonat kanë arritur deri 1500 metra.

Në Merdarë për të hyrë në Kosovë pritet janë deri në dy orë, ndërsa kolonat janë deri në 400 metra.

Ndërsa në pikat e tjera kufitare gjendja është më e qetë.

Lajme të ngjashme