Pritje të gjata në Merdarë për të hyrë e për të dalë nga Kosova: Kolona kilometërshe
Kolona kilometërshe janë krijuar në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.
Tash përveç pritjeve për të hyrë në Kosovë, pritje të gjata ka edhe për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave në faqen e Ministrisë së Brendshme, për t’u larguar nga vendi në Merdarë aktualisht po pritet më shumë se 3 orë, apo 1 kilometër e 200 metra.
Kurse, për të hyrë në Kosovë nga Merdarja ka pritje rreth 2 orë, raporton Nacionale.
Në pikat e tjera të kalimit kufitar, gjendja është dukshëm më stabile.