Pritet rënie e temperaturave, parashikimi i motit për fundjavë - NACIONALE

Pritet rënie e temperaturave, parashikimi i motit për fundjavë

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Nesër në vendin tonë moti pritet të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa të dielën kryesisht me diell.

IHMK ka njoftuar se temperaturat pritet të ndryshojnë gjatë fundjavës.

E shtunë, 12 shtator 2026

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Në disa pjesë të vendit, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës, priten riga shiu, kryesisht me karakter lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 20 deri në 25°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s.

E diel, 13 shtator 2026

Të dielën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, pa reshje të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 22 deri në 24°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

Lajme të ngjashme