Prishtinë: Sot vazhdon protesta për rastin e 11 vjeçares - NACIONALE

Prishtinë: Sot vazhdon protesta për rastin e 11 vjeçares

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Prishtinë pësëri do të mbahet protestë për dhunimin e 11 vjeçares dhe kundër dhunës ndaj grave.

Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj dhe fillon në ora 12:00.

Protesta e sotme mbahet pas asaj të javës së kaluar ku u mblodhën mijëra qytetarë në rrugët e Prishtinës.

Përveç në kryeqytet, protesta për rastin 11-vjeçares, u organizuan edhe në Tiranë, Shkup dhe qytete tjera të Kosovës.

Në total deri më tani janë 11 të arrestuar në lidhje me rastin e 11-vjeçares, në dy raste të ndara.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, ka dorëzuar në Kuvend dosjen e Vettingu pas rastit të 11-vjeçares.

Lajme të ngjashme