Prishtinë: Një person ther për vdekje vëllanë e tij - NACIONALE

Prishtinë: Një person ther për vdekje vëllanë e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllanë e tij.

Sipas raportimeve nga Sinjali, viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga sulmi.

Mediumi ka raportuar se i dyshuari aktualisht ndodhet nën kontroll policor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai dyshohet se i ka marrë jetën vëllait të tij, duke e goditur disa herë me thikë pranë kompleksit rezidencial ku ata jetonin.

Lajme të ngjashme