Prishtinë: Katër shtetas të Afganistanit përleshen mes vete, përdoret edhe thika
Katër shtetas të Afganistanit janë përleshur mes vete në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë përdorur edhe thikat.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë 26.02.2026 – 20:40. Pas një mosmarrëveshje – konflikti verbal janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë-thikë. Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje .