Prizren: Burri e dhunon psiqikisht dhe e dëbon nga shtëpia gruan e tij
Policia e Kosovës raporton për një rast të dhunës në familje në Prizren.
Një grua kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe pastaj e ka dëbuar nga shtëpia.
Pasi që e ka dëbuar nga shtëpia, i dyshuari ka shkuar tek shtëpia e vajzërisë së viktimës.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, dhe prokurori i shtetit ka rekomanduar që pas intervistimit të lirohet.
Me urdhër të prokurorit, rasti po procedohet në mënyrë të rregullt.
RAPORTI:
Prizren 11.04.2023 – 21:00.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka dëbuar nga shtëpia pa dëshirën e saj, pastaj i dyshuari ka shkuar te familja e vajzërisë së viktimës.I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.