Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar për kanosje, tentoi ta godas edhe me veturë një person
Është arrestuar një i dyshuar për kanosje në Prishtinë.
Njoftimi:
Prishtinë / 26.05.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për motive të panjohura ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë dhe ka tentuar ta godas me veturë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.