Prishtinë: Arrestohet një burrë për dhunim në tentativë, viktima arriti të ikë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet për veprën “dhunim në tentativë” në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima kishte rezistuar dhe kishte arritur që të shmanget nga i dyshuari.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNIM NË TENTATIVË
Prishtinë 10.03.2023 – 21:30, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për veprën e lartcekur. Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
