Prishtinë: Arrestohen tre të dyshuar për grabitje
Janë arrestuar tre të dyshuar për një grabitje që ka ndodhur të hënën në Prishtinë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 05.02.2024 – 00:03. Lidhur me rastin, me 06.02.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.