Prishtinasi e kanos dhe tenton ta sulmojë babain e tij: Dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.
Babai e ka lajmëruar djalin e tij në Polici, me arsyetimin se e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht.
Njoftimi:
“Prishtinë 01.07.2024, 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.