Musmurati: Prishtina ndau dy parcela për çerdhe në Busi dhe Llukar - NACIONALE

Musmurati: Prishtina ndau dy parcela për çerdhe në Busi dhe Llukar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Besianë Musmurati, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, njoftoi se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndarë dy parcela tokë për ndërtimin e çerdheve në Busi dhe Llukar.

Musmurati me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar për ndarjen e tokave për ndërtim të çerdheve të reja në Busi dhe Llukar

Sot në Kuvend Komunal ndamë parcelat për ndërtimin e dy çerdheve në fshatërat Busi dhe Llukar. Përfshirja sa më e madhe e fëmijëve në edukim të hershëm do të ndikoj pozitivisht edhe në rritjen e numrit të grave në tregun e punës, përpos që ka benefite afatgjate për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve”, ka shkruar Musmurati.

Falenderoj të gjithë asambleistët që i votuan propozimet tona dhe drejtorinë e Planifikimit Strategjik për bashkëpunimin e shkëlqyer. Të dy lokacionet do t’i dërgojmë në Ministrinë e Arsimit për financim të ndërtimit të këtyre çerdheve”, ka shkruar tutje ajo.

Lajme të ngjashme