Presidenti malazez për veriun: Shpresojmë të shtensionohet situata, e mbështesim dialogun mes palëve
Jakov Milatoviq, president i Malit të Zi, ka folur sot në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga ana e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, Mali i Zi është i përkushtuar në proesin e dialogut mes dy vendeve, të cilat shteti i tij i njeh si të pavarura.
“Ne mbështesim absolutisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.” – deklaroi Milatoviq, në një konfernecë për media me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, transmeton Reporteri.
“Shpresojmë për një de-përshkallëzimin të tensioneve. Qëndrimi i Malit të Zi është i qartë, ne mbështesim dialogun”, tha ai, shkruan Vijesti.