Prishja e koalicionit në Mitrovicë, Peci tenton të fajësoi LDK-në: Kërkuan shumë - NACIONALE

Prishja e koalicionit në Mitrovicë, Peci tenton të fajësoi LDK-në: Kërkuan shumë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Pasi ka ironizuar me LDK-në, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka dhënë detaje rreth prishjes së koalicionit qeverisës në këtë komunë.

Për një gjë të tillë, ai e ka fajësuar degën e LDK-së.

Në një deklarim para mediave, Peci ka thënë se kjo parti ka kërkua shumë pushtet.

“Unë kam qenë tepër bashkëpunues me shumicën e partive politike edhe asamblistëve të cilët janë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Qasja ime ka qenë tepër gjeneroze, po nuk mundesh me pretendu me 3% as me qenë nënkryetar i komunës, as me marrë më shumë përgjegjësi seç të takojnë, e lëre më, do të thotë, të kesh pretendime që të drejtosh të gjitha ndërmarrjet komunale”, ka thënë Peci.

Sipas tij, kjo parti ka kërkuar drejtimin e të gjitha ndërmarrjeve publike komunale.

“Katër prej sosh që i kemi, nuk mundesh me 3% me pretendu me i marrë edhe përgjegjësinë ekzekutive, edhe kryesuesin, edhe drejtorët, e të kesh kërkesë edhe për nënkryetar edhe për katër ndërmarrje. Kështu që mendoj që njëherë e mirë ne si politikë duhet të edukohemi që edhe kërkesat t’i kemi në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojmë”, ka thënë Peci.

Lajme të ngjashme