Prindoni kënaqet me vizitën e Osmanit në NATO: Moment historik për Kosovën
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është duke qëndruar në ShBA, ku po mbahet samiti i përvitshëm i NATO-s.
Në lidhje me këtë vizitë, ka shkruar edhe bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu. Në profilin e tij në “X”, Sadriu nuk është përmbajtur nga gëzimi.
Zotëriu i Parë ka vlerësuar se kjo vizitë e presidentes Osmani është historike.
“HISTORIKE! Për herë të parë, Kosova merr pjesë në një ngjarje të samitit të NATO-s në nivelin më të lartë të përfaqësimit, atë të Kreut të Shtetit.
Presidentja e Kosovës do të marrë pjesë në një ngjarje të NATO-s, duke shënuar një moment historik për vendin tonë” – ka shkruar ai.
HISTORIC! For the first time, Kosovo participates in a NATO summit event at the highest level of representation, that of the Head of State.
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) July 8, 2024
The President of 🇽🇰 will attend a NATO event, marking a historic moment for our country. https://t.co/LlbQ0W4ZLY