Prindon Sadriu "Like" mbështetjes së Çun Lajçit ndaj Vjosa Osmanit
Vjosa Osmani s’është në fjalor të Vetëvendosjes më për presidente.
Çështja e (mos)mbështetjes së saj ka zgjuar jo pak reagime, ku më i fundit ishte edhe i vetëstiluari poet popullor, Çun Lajçi, me një shkrim atipik politik në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe drejtuar Albin Kurtit me shkrim publik.
“Vjosa Osmani ka arritur të artikulojë me qartësi dhe dinjitet zërin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha ai.
Në mesin e pëlqimeve, ndër të parët figuron bashkëshorti i Osmanit, rezervisti i FSK-së, Prindon Sadriu.