Prindon Sadriu tregon se i lexon edhe mediat serbe, shpërndan një "link" dhe e quan frikacak Vuçiqin - NACIONALE

Prindon Sadriu tregon se i lexon edhe mediat serbe, shpërndan një "link" dhe e quan frikacak Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentës, Vjosa Osmani, e ka quajtur frikacak presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit fillimisht ka thënë se nuk do të merr pjesë në Samitin e BE-së në Tiranë, pasi që aty janë Osmani dhe Gjukanoviq.

Sadriu ka shkruar se frikacaku në rolin e ashtuquajturit, president i Serbisë, tregoi arsyen e vërtetë të hezitimit në këtë samit.

Frikacaku, në rolin e të ashtuquajturit president i Serbisë, tregoi arsyen e vërtetë të hezitimit të pjesëmarrjes në Samitin e BE-së në Tiranë — pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës dhe Presidentit të Malit të Zi. “Aty janë edhe (Vjosa) Osmani e (Milo) Gjukanoviq, atëherë mendoni sa e këndshme do të jetë situata për Serbinë” theksoi ish-Ministri i kasapit të Ballkanit”, ka shkruar Prindon Sadriu.

Lajme të ngjashme