Prindërit e Astrit Deharit për herë të parë deklarohen para policisë në lidhje me kallëzimin penal ndaj Sylë Hoxhës - NACIONALE

Prindërit e Astrit Deharit për herë të parë deklarohen para policisë në lidhje me kallëzimin penal ndaj Sylë Hoxhës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prindërit e Astrit Deharit, i cili vdiq në qendrën e paraburgimit, kanë folur për herë të parë para organeve të drejtësisë së Kosovës.

Ata sot kanë dhënë deklaratë në polici, në lidhje me kallëzimin penal të ushtruar në vitin 2021, ku familja përmes avokatit Tomë Gashi pati kallëzuar penalisht, ish prokurorin Sylë Hoxha

Vet avokati Gashi, përmes një statusi në Facebook, bëri të ditur se përindërit e Astritit u deklaruan në polici, dyuke insistuar se Astrit Dehari u vra dhe se për manipulimin e provave është përgjegjës, ish prokurori Sylë Hoxha.

Statusi i plotë i Gashit

Hera e pare qe prindet e Astrit Deharit japin deklarate ne lidhje me vrasjen e djalit te tyre Astrit Dehari per padrejtesit qe ndaj tyre i ka ba ish Prokurori SYLE HOXHA

Sot znj. Xhemile Dehari dhe z. Avni Dehari prindet e Astrit Deharit dhane deklarate ne Policine e Kosoves ne cilesin e te demtuarve ne baze te kallzimit penal te paraqitur me 12 Shkurt 2021 e cila sipas autorizimit te Prokurorit te Prokuroris Themelore ne Prishtine z. Shkelzen Ibrahimi eshte duke e mbledhur informata paraprake ne rastin e hetimit penal te ish-Kryeprokurorit te Prokuroris Themelore ne Prizren SYLË HOXHA i cili nder te tjerash vetem 12 dite pas vrasjes se Astritit ne Burgun e Prizrenit tentoj ta mbylle rastin si vetvrasje.

Sylë Hoxha sipas prindeve te Astrit Deharit i ka manipuluar provat ne tentim te manipulimit te opinionit publik dhe te demtimit te se drejtes elementare njerezore dhe juridike qe prindet e Astritit, gruaja e Astritit, motra e Astritit dhe e gjith familja Dehari ta dijn te verteten.

E verteta eshte se Astriti eshte vra ne burg, ne institucion shteterore dhe per ket duhet te pergjigjet penalisht secili pa marr parasysh qfare funksioni ka pasur apo qe ka tani.

Lajme të ngjashme