Princ Leka dhunohet nga ish-bashkëshortja, rasti denoncohet në polici - NACIONALE

Princ Leka dhunohet nga ish-bashkëshortja, rasti denoncohet në polici

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportet në mes të Princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia janë përkeqësuar.

Media në Shqipëri kanë raportuar se princi ka bërë kallëzim ndaj Zaharias pranë komisariatit nr 1.

Sipas TVKlan, kallëzimi është bërë pasi Leka pretendon se është dhunuar dhe kërcënuar nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj.

I njëjti televizion raporton se edhe Zaharia ka bërë kallëzim kundër Lekës.

Gjithashtu, raportohet se të dytë po hetohen për dhunë në familje, ndërsa që të dy kanë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit.

Në janar të këtij viti qifti kishte njoftuar se i kishin dhënë fund lidhjes dhe kishin kërkuar divorc.

Lajme të ngjashme