Prezenca e ShBA-së dhe BE-së në Kuvend, Gruda: Sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

Prezenca e ShBA-së dhe BE-së në Kuvend, Gruda: Sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar prezencën e sotme në Kuvend të zyrtarëve të ShBA-së dhe BE-së.

Ai ka bërë me dije se sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës.

“Sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës. Në seancën e Kuvendit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Kjo prani nuk duhet parë thjesht si një detaj protokollar. Në rrethanat e krijuara, ajo ka një domethënie të veçantë politike dhe përçon një mesazh të qartë: partnerët tanë ndërkombëtarë janë kundër çdo përmbysjeje të rendit kushtetues. Funksionimi i Kuvendit, respektimi i Kushtetutës dhe i institucioneve të shtetit nuk mund të varen nga vullneti politik i një partie apo i një individi”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facbook.

Lajme të ngjashme