Prezantoi letërnjoftim dhe patentë të falsifikuar, ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë - NACIONALE

Prezantoi letërnjoftim dhe patentë të falsifikuar, ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një shtetase të Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjes.

Polica ka treguar se ajo është ndaluar nën dyshimin se ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin të falsifikuar.

Në raporton 24 orësh të policisë janë dhënë edhe detaje tjera për rastin.

“Është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara konfiskohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme