Pretendoi se ka ilaçin për shërimin e autizimit, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve i reagon Sllamnikut - NACIONALE

Pretendoi se ka ilaçin për shërimin e autizimit, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve i reagon Sllamnikut

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar ndaj konspiracionistit Arianit Sllamniku, i cili ka pretenduar se shëron autizmin te fëmijët.

Kjo shoqatë ka vlerësuar se ky rast nuk duhet trajtuar vetëm si një incident i izoluar apo si përgjegjësi individuale penale, por si një fenomen alarmant që nxjerr në pah dështime serioze sistemike në mbrojtjen e pacientëve, veçanërisht të fëmijëve.

Në reagimin e PRAK ka bërë se ky fenomen ëshët i rrezikshëm.

“Së pari, ky fenomen lidhet drejtpërdrejt me mungesën e shërbimeve të mjaftueshme, të qasshme dhe të integruara për fëmijët me çrregullime të zhvillimit, përfshirë autizmin. Kur sistemi publik nuk ofron mbështetje të strukturuar, terapi të vazhdueshme, orientim profesional dhe informim të saktë, qytetarët mbesin të vetmuar dhe të dëshpëruar duke u bërë lehtësisht pre e pretendimeve të rreme dhe mashtruese”, është thënënë reagim, duke dhënë detaje tjera.

“Së dyti, kemi të bëjmë me mungesë të kontrollit efektiv institucional dhe mbikëqyrjes së praktikave pseudo-mjekësore, veçanërisht në hapësirat informale dhe online, ku individë pa licencë dhe pa përgjegjësi profesionale promovojnë “trajtime” të rrezikshme, pa u ndëshkuar në kohë”, është thënë në reagim.

PRAK e ka mirëpritur reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe konfirmimin e Policisë së Kosovës se rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

“Së treti, niveli i ulët i edukimit shëndetësor dhe informimit publik mbi çrregullimet e spektrit të autizmit krijon terren për dezinformim. Autizmi nuk është sëmundje që “shërohet”, por një gjendje që kërkon ndërhyrje multidisiplinare, mbështetje afatgjate dhe respektim të dinjitetit të fëmijës dhe familjes”, është thënë në reagimin e kësaj shoqate.

Lajme të ngjashme