Pretendimet e Qeverisë për rritje të punësimit, Muharremi: Formalizim – Bank Botërore po e konfirmon se s'bëhet fjalë për vende të reja - NACIONALE

Pretendimet e Qeverisë për rritje të punësimit, Muharremi: Formalizim – Bank Botërore po e konfirmon se s'bëhet fjalë për vende të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ekonomisti Shenoll Muharremi, ka ballafaquar pretendimet e pushtetit për shtim të 75 mijë vendeve të reja të punë brenda periudhës 3-vjeçare, duke iu referuar raportit të fundit të Bankës Botërore, i cili flet për një formalizim të tregut gjatë vitit 2023.

Postimi:

Punësimi: KM në Këshill të LVV: "Këta 75 mijë të punësuar më shumë për tre vjet e gjysmë..." E kur e pyetëshim 'ku janë punësuar 75k persona' nuk kishte përgjigje. Pse? Për shkak se fjala ka qenë më shumë për formalizim. Dmth kanë qenë të punësuar në të 'zezë' dhe pastaj qeveria ka punuar me i formalizu (që është pozitive). Gjithashtu një pjesë edhe të formalizuar dhe punësuar (përkohësisht) nga grante dhe skemat e punësimit si super puna. Por nuk janë vende të reja të punës shumica. Tash edhe raporti i Bankës Botërore po e konfirmon këtë.

Rapori Banka Botërore faqe 99:

"Formalizimi i tregut të punës vazhdoi në vitin 2023, i reflektuar në një rritje prej 4.5 për qind të punësimit formal."

Lajme të ngjashme