Prestreshi: Hekuran Murati e shkelë Kushtetutën në secilin ligj që punon - NACIONALE

Prestreshi: Hekuran Murati e shkelë Kushtetutën në secilin ligj që punon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti i LDK-së, për ekonomi Valon Prestreshi, ka përmendur ligjet në të cilat ka punuar ministri i financave Hekuran Murati, e të cilat kanë përfunduar si subjekt i Gjykatës Kushtetuese.

Sipa Prestreshit, aty ku punon Hekuran Murati, punimi del i mjerë i dobët dhe anti-kushtetues.

Prestreshi, ministrit Murati i referohet me emrin “Hekragji”, teksa përmend edhe një frazë të Kurtit, se kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa kush e shkel kushtetutën, dhe ka vendosur tri shenja të pikësimit, duke lënë të nënkuptohet atë që pati thënë dikur Kryeministri Kurti për ish kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, pra, super-kriminel.

Postimi i plotë i Prestreshit:

Ligji per fiksimin e cmimeve te 13 produkteve baze - Shkoi ne kushtetuese.

Ligji per zyrtaret publik - shkoi ne kushtetuese

Paramendoni, aty ku i futë turitë Hekragji Murati, punimi del i mjerë, i dobët, dhe anti- kushtetuese.

Ky Minister do të jetë Ministri i cili më së shumti ka shkelur kushtetutën…dhe siq deklaronte shefi i tijë, ai që shkel ligjin eshte kriminel, ndersa ai qe shkel kushtetuten eshtë ………!”

Lajme të ngjashme