“Presioni nga Serbia bëri që një numër i madh serbësh të largohen nga FSK”, thotë Maqedonci
Për shkak të presionit nga Serbia një pjesë e madhe e pjesëtarëve serbë në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë larguar, ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Maqedonci tha se presioni që ka rënduar mbi ata pjesëtarë dhe familjen e tyre kanë bërë që ata të largohen nga forca.
‘’Ne kemi pasur një numër të madh të pjestarëve të FSK-së që kanë ardhur nga komuniteti serb, por fatkeqësisht një numër i madh i tyre u detyra që ta lë ushtrinë e Kosovës si pasojë e presioneve që ata dhe familjet e tyre kanë pasur nga strukturat e sigurisë në Serbi’’, tha Maqedonci në RTV21.