‘Presion, kalkulime e interesa të çastit’, Zemaj: LDK-ja nuk është pronë e askujt - NACIONALE

‘Presion, kalkulime e interesa të çastit’, Zemaj: LDK-ja nuk është pronë e askujt

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar me një mesazh publik për zhvillimet brenda partisë, duke theksuar se, sipas tij, identiteti i LDK-së nuk mund të ndryshohet nga “presionet, kalkulimet apo interesat e çastit”.

Zemaj ka thënë se “LDK-istët e Rugovistët” mbeten të lidhur me rrënjët e partisë, të cilat, sipas tij, nuk janë krijuar nga lobimet, financimet apo pazaret politike.

“LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave”, ka shkruar Zemaj.

Në fund të reagimit, ai ka theksuar se LDK-ja do të vazhdojë përpara “me krenari, me nder dhe me ndërgjegje të pastër”, pa u lëkundur dhe pa u përkulur.

Lajme të ngjashme