"Presim që të forcohet partneriteti": Kurti uron republikanin Self për pozitën e Kryetarit të Nënkomisionit për Evropën
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar kongresmenin republikan Keith Self pasi u emërua Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Urime për @RepKeithSelf për emërimin tuaj si Kryetar i Nënkomisionit të Komisionit të Punëve të Jashtme për Evropën. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale është shumë e çmuar”, tha Kurti.
Ai shtoi se “mezi pret që të forcohet partneriteti.”
Congratulations to @RepKeithSelf on your appointment as Chairman of the House Foreign Affairs Committee's Subcommittee on Europe. Your support for democracy, and regional security is greatly valued. We look forward to strengthening our partnership. 🇽🇰🇺🇸
— Albin Kurti (@albinkurti) January 9, 2025