Presidentja takohet me komandantin e ri të KFOR-it, ia përmend kërcënimet me drone nga Serbia - NACIONALE

Presidentja takohet me komandantin e ri të KFOR-it, ia përmend kërcënimet me drone nga Serbia

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar gjatë një takimi të mërkurën me komandantin e ri të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë se vendi i saj po përballet me “kërcënime me dronë” nga Serbia.

Në takim me gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutash, i cili u riemërua komandant i KFOR-it javën e kaluar, Osmani bisedoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, tha Presidenca e Kosovës.

“Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, presidentja potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet tona të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme