Presidentja Osmani: Tërrnja – plagë e pashuar, kujtim i përjetshëm
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar 46 martirët, të fshatit Tërnje të Suharekës, të cilët u ekzekutuan nga aparati kriminal i Sllobodan Millosheviqit.
“Tërrnja është plagë e hapur, është kujtesë e përjetshme e sakrificës sonë për liri dhe një betim për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për atdheun. Lavdi e përjetshme martirëve të Tërrnjes!” – ka shkruar Osmani ndër të tjera.
E plotë:
Në orët e hershme të mëngjesit të 25 marsit të vitit 1999, forcat gjenocidale paramilitare serbe hynë në fshatin Tërrnje të Suharekës dhe masakruan 46 martirë, ndër të cilët gra, pleq e fëmijë.
Disa prej viktimave ishin banorë të fshatit, e të tjerët ishin mysafirë nga fshatrat Studençan dhe Randobravë, të cilët kishin kërkuar strehë tek familjet e Tërrnjes.
Tetë banorë ende janë në mesin e të zhdukurve me dhunë.
Tërrnja është plagë e hapur, është kujtesë e përjetshme e sakrificës sonë për liri dhe një betim për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për atdheun. Lavdi e përjetshme martirëve të Tërrnjes!