Presidentja Osmani të enjten i adresohet Kuvendit të Kosovës - NACIONALE

Presidentja Osmani të enjten i adresohet Kuvendit të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten do t’i adresohet Kuvendit të Kosovës.

Ky institucion, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se adresimi i presidentes fillon nga ora 09:30.

Në njoftim nuk bëhen të ditura arsyet, por sipas letrës që Osmani i ka dërguar Kuvendit, thuhet se “presidentja është e obliguar që së paku një herë në vit t’i adresohet Kuvendit, dhe se është e gatshme që ta bëjë këtë në muajin dhjetor”.

Adresimi i presidentes vjen në një kohë kur në veri ka tensione ku si pasojë, janë vendosur edhe barrikada.

Gjatë javës së kaluar, ka pasur disa shpërthime atje, ndërkaq mbeti i plagosur edhe një zyrtar i Policisë së osovës.

Lajme të ngjashme