Presidentja Osmani takon presidentin e Austrisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook ku ka treguar për një takim pune me presidentin e Austrisë, z. Alexander Van der Bellen.
Ky takim ka ndodhur në Hofburg të Vjenës.
Presidentja pretendon se kanë potencuar “vendosmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimin dhe koordinimit”, dhe po ashtu se ka uruar homologun e saj për rizgjedhjen në krye të shtetit.
Ajo ka falenderuar Austrinë edhe për (sic) përkrahjen e palëkundur të Austrisë për Kosovën në rrugën euroatlantike.