Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis - NACIONALE

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Në takim me kryeministrin Mitsotakis, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.” Bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.

Tutje në komunikatë thuhet se Osmani ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë.

Presidentja Osmani ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë në çështjet me interes të ndërsjellë.”

Lajme të ngjashme