Presidentja Osmani takohet me sekretarin Stoltenberg, diskutojnë për anëtarësimin në BE dhe NATO - NACIONALE

Presidentja Osmani takohet me sekretarin Stoltenberg, diskutojnë për anëtarësimin në BE dhe NATO

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Neë York ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO -s, Jens Stoltenberg, të cilit i ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin rajonal.

Presidentja Osmani ka konfirmuar se Kosova është gati të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe.

Shkrimi i plotë i znj. Osmani:

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Në takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, bashkë me zv.kryeministren Donika Gërvalla Schëarz, konfirmuam se Kosova është gati të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe dhe do të punoj ngushtë me aleatët e saj për të përshpejtuar përfshirjen e saj në këtë program të NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës, po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, ndaj anëtarësimi në këtë program e pastaj edhe në NATO do t'ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Lajme të ngjashme