Presidentja Osmani: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë - NACIONALE

Presidentja Osmani: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë homazheve në 24 vjetorin e Maskrës së Studimes, ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid.

Osmani ka theksuar se historia nuk mund të rishkruhet dhe se paqaj mund të arrihet vetëm kur kryerësit të dalin para drejtësisë.

Jemi këtu që të përkujtojmë 116 martirë të pafajshëm, përfshirë fëmijë e nëna shtatzëna. Jam gjithashtu për t’u thënë se dhimbja që keni përkujtuar atë ditë, është dhimbje e gjithëmbarshme. Masakra ishte organizuar nga regjimi serb. Sot duhet t’i përkujtojmë dhunën dhe masakrën e përjetuar dhe t’i gjendemi afër të gjithë atyre që humben të afërmit e tyre. Kujtesa historike do të jetë në historinë tonë. Kjo që ka ndodhur këtu është argument se historia nuk mund të rishkruhet. Njerëz tanë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Sot si asnjëherë duhet ta themi qartë se Serbia ka kryer gjenocid, dhe paqja do të jetë e mundur vetëm kur kryerësit të dalin para drejtësisë.” – ka thënë Osmani.

Kujtojmë se më 2 maj 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë forcat serbe varnë 116 civilë shqiptarë.

Lajme të ngjashme