Presidentja Osmani takohet me vajzën e Madeline Albright
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Osmani e ka falënderuar Albright dhe MCC-në për fillimin e Programit Kompakt për Republikën e Kosovës.
“Një takim i përzemërt e përmbajtësor sot me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright. Diskutuam për zbatimin e marrëveshjes historike për programin Kompakt me MCC-në, në vlerë prej 236 milion dollarësh i cili është investimi më i madh në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës nga partneri ynë strategjik, ShBA-të”, ka shkruar Osmani.
