Presidentja Osmani poston një fotografi nga Nju Jorku
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në Nju Jork për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara!
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar një fotografi nga vendi ku gjendet selia e OKB-së.
“Në New York për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara!”, ka shkruar Osmani.