Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit - NACIONALE

Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Më 15 dhe 16 prill të vitit 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Kosovë. 45 shqiptarë u vranë dhe u masakruan mizorisht, ndërsa shumë të tjerë u plagosën, vetëm pse ishin shqiptarë.

I kujtojmë me respekt jetët e pafajshme që u shuan në ato ditë. Kujtesa për ta është thirrje për drejtësi.

Lavdi e përjetshme martirëve të Sllovisë!

Lajme të ngjashme